Politika e cilësisë
POLITIKA PËR CILËSI
Postamenti mbi të cilin organizohet puna e përgjithshme e ANZHB-së është funksioni i saj themelor – ofrimi i ndihmës profesionale për ekonomitë bujqësore me qëllim të rritjes së cilësisë, sasisë dhe përfitimit në prodhimtarinë bujqësore me shfrytëzimin optimal të resurseve që janë në dispozicion.
Shërbimet këshillëdhënëse dizajnohen dhe sigurohen nëpërmjet të:
- Implementimit praktik të diturive shkencore dhe teknike të drejtuara sipas nevojave të tregut;
- Përforcimi dhe bashkëpunimi me shoqatat bujqësore;
- Përkrahja në zbatimin e programeve dhe masave qeveritare të destinuara për sektorin individual bujqësor;
- Vendosja dhe aplikimi i sistemeve informative në funksion të përmirësimit të ndjekjes të aktiviteteve bujqësore dhe këmbimi i informatave me përbërësit të agrokompleksit.
Agjencia për nxitjen e zhvillimit të bujqësisë në punën e vet angazhohet për parimet dhe principet në vijim:
- Përmirësimi i gjendjes në sektorin bujqësor, duke e bërë atë konkurrent, që ndikon drejtpërdrejtë në përmirësimin e zhvillimit të përgjithshëm ekonomin të shtetit;
- Avancim permanent dhe trajnim i kapaciteteve njerëzore dhe proceseve sistemore në ANZHB
- Përmirësim i vazhdueshëm i Sistemit të themeluar të menaxhimit me cilësinë në përputhje me kërkesat e standardit ISO 9001: 2008.