Sektorët

ANZHB vepron në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë, në 30 qytete, të grupuara në gjashtë rajone me Drejtori në Manastir dhe 44 zyra të shpërndara në zonat rurale. Funksionimi i ANZHB-së përfaqëson një sistem gjithëpërfshirës i cili përfshin më shumë njësi organizative të cilat janë të ndërlidhura mes veti dhe veprojnë së bashku në drejtim të realizimit të Programit të punës dhe qëllimeve të përgjithshme të ANZHB-së. Sipas Rregullores për organizimin e brendshëm, në ANZHB funksionojnë tre sektorë me më shumë reparte në përbërjen e tyre dhe dy reparte të pavarura:
Sektori për çështje të përgjithshme dhe juridike

Sektori për çështjet të përgjithshme dhe juridike funksionon me tre reparte:

  • Reparti për komunikim me SMS dhe teknologji informatike
  • Reparti për çështje juridiko-administrative dhe furnizime publike
  • Reparti për punë të përgjithshme dhe aktivitete organizative
Sektori për çështje financiare

Sektori për çështjet financiare funksionon me tre reparte:

  • Reparti i kontabilitetit dhe pagesave
  • Reparti për kontroll buxhetor
  • Reparti për koordinim buxhetor
Sektori i bujqësisë dhe zhvillimit rural

Sektori për bujqësi dhe zhvillim rural funksionon me tetë reparte:

  • Reparti për organizim dhe koordinim i reparteve regjionale
  • Reparti për aktivitete të projekteve dhe proceseve të BE
  • Reparti për regjionin Manastir
  • Reparti për regjionin Shkup
  • Reparti për regjionin Shtip
  • Reparti për regjionin Kumanovë
  • Reparti për regjionin Strumicë
  • Reparti për regjionin Tetovë

Nga pikëpamja funksionale dhe për të kryer disa aktivitete specifike të specializuara, janë formuar 8 grupe koordinuese:

Grupi Koordinues Bujqësor

Grupi Koordinues i Blegtorisë

Grupi Koordinues për Vreshtari dhe Frutikulturë

Grupi Koordinues i Kopshtarisë

Grupi Koordinues i Agroekonomisë

Grupi Koordinues i Zhvillimit Rural

Grupi Koordinues MAS Media dhe

Grupi Koordinues për Barazi Gjinore

Grafiku organizativ