Rreth nesh

THEMELIMI DHE QËLLIMET

Agjencia  për Nxitjen e Zhvillimit të Bujqësisë (ANZHB) është themeluar me Ligjin për themelim të Agjencisë për Nxitje të Zhvillimit të Bujqësisë (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë Nr. 3/98 e datës 22.01.1998).ANZHB nëpërmjet të sistemit të dhënies të shërbimeve këshillimore ekonomive bujqësore (EB), ka për qëllim të mundësojë transferimin e diturive dhe informatave, si dhe implementimin e tyre te EB në drejtim të përmirësimit të cilësisë dhe sasisë të prodhimit bujqësor me justifikim ekonomik, konkurrente në tregjet maqedonase, në BE dhe më gjerë, zhvillim i qëndrueshëm i bujqësisë në zonat rurale si dhe mbështetje në zhvillimin dhe realizimin e politikës agrare duke ruajtur një bazë të dhënash të EB përmes vizitave të EB në terren.Shërbimet këshillëdhënëse dizajnohen dhe sigurohen nëpërmjet: zbatimit praktik të njohurive shkencore dhe teknike të orientuara drejt nevojave të tregut; forcimit dhe bashkëpunimit të shoqërive bujqësore; mbështetje në zbatimin e programeve dhe masave qeveritare të dedikuara për sektorin individual bujqësor; krijimin dhe zbatimin e sistemeve informative në funksion të përmirësimit të ndjekshmërisë së aktiviteteve bujqësore dhe shkëmbimit të informatave përbërësit e agro-kompleksit.Për shkak të veçorisë të aktiviteteve në ANZHB, punonjësit kryejnë veprimtari sipas specialiteteve me tematikë të caktuar (bujqësi, blegtori, vreshtari – pemëtari, kopshtari, agroekonomi, zhvillim rural etj.).

MISIONI

Dhënia e shërbimeve këshillimore me cilësi të lartë në terren për ekonomitë individuale bujqësore me qëllim të përmirësimit të cilësisë dhe sasisë të prodhimit bujqësor në mjediset rurale dhe ato të orientuara drejt tregut.

VIZIONI

Të jemi një qendër këshillimore e respektuar lartë dhe e njohur në mesin e bujqve në funksion të implementimit të njohurive më moderne shkencore dhe teknike që synojnë prodhimin modern bujqësor.

VEPRIMTARITË  E ANZHB SIPAS LIGJIT

Në pajtim me Ligjin për themelim, ANZHB është themeluar për të ofruar ndihmë profesionale për bujqit dhe blegtorët, me qëllim të rritjes së cilësisë dhe sasisë të prodhimit bujqësor dhe shfrytëzimit të tij më të madh. Sipas vendosjes të këtillë të përgjithshme, Agjencia i kryen këto aktivitete:1. Sigurimi i ndihmës së drejtpërdrejtë bujqve për zbatimin e masave të përshtatshme:• në lëminë e bujqësisë, vreshtarisë dhe pemëtarisë: implementimi i teknologjive të reja në kultivim, përdorimi i përshtatshëm i plehrave, përzgjedhja e llojeve dhe sortave, ngritja dhe kultivimi i kulturave, vendosja e eksperimenteve demonstrative me sorta dhe teknologji të reja, dhe ekzaminimi i sortave;• në blegtori: referim në zbatimin e masave për përmirësimin e vetive prodhuese, sigurimin e ushqyerjes së duhur për fitimin e prodhimeve më cilësore (qumësht, mish, lesh, vezë, etj.);

2.Bashkëpunimi me shoqatat e fermerëve dhe njësive të vetëqeverisjes lokale;3. Drejtimi i prodhuesve bujqësorë për të prodhuar kultura dhe prodhime sipas nevojave të tregut;4. Ekzekutimi i drejtpërdrejtë i një pjese të masave për zbatimin e Programit për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, të cilat miratohen konform Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural;5. Sigurimi i udhëzimeve për zhvillimin e bujqësisë bazuar në njohuritë në terren;6. Transferimi i njohurive profesionale deri te prodhuesit e drejtpërdrejtë bujqësor, si dhe arritjet shkencore dhe aplikative në prodhimtarinë bujqësore;7. Dhënia e udhëzimeve në përzgjedhjen e makinerive dhe pajisjeve përkatëse bujqësore për prodhimtarinë bimore dhe blegtorale si dhe përdorimin e drejtë dhe racional;8. Zbatimi i instruksioneve, demonstrimit për procedurat moderne të ruajtjes, përpunimit të prodhimeve bujqësore (me origjinë bimore dhe shtazore) dhe përgatitja për plasman;9. Trajnimi profesional i prodhuesve në bujqësi përmes mbajtjes së konsultimeve, seminareve, kurseve dhe të ngjashme;10. Organizimi i garave për rendiment të lartë, pjesëmarrja në panaire dhe ekspozita, organizimi i shfaqjeve të kafshëve të fermës dhe garave me traktorë;11. Përgatitja e propozimeve për hulumtime në bujqësi;12. Vendosja dhe përdorimi i sistemeve informative në prodhimin bujqësor;13. Dhënia ndihmë prodhuesve bujqësorë për të vendosur evidencë në lidhje me prodhimtarinë bujqësore, rentabilitetin dhe efektivitetin e tyre;14. Përgatitja e revistave informative dhe reklamuese, broshurave, pamfleteve, doracakëve në të cilat do të përfshihen risitë nga burimet të informatave, vendase dhe të huaja, në fushën e bujqësisë, dhe15. Masa tjera profesionale dhe aplikative për të cilat do të paraqitet nevojë.Me Ligji për vendosjen rrjetit të të dhënave kontabiliste nga ekonomitë bujqësore në aktivitetet e ANZHB-së rregullohet obligimi i ANZHB -së për të mbledhur të dhënat kontabiliste dhe krijimin e FADN-it (Farm Accountancy Data Network) në Maqedoni (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë Nr. 110/07, 53/11).

 

STRUKTURA ORGANIZATIVE E ANZHB

ANZHB vepron në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë, në 30 qytete, të grupuara në gjashtë rajone me Drejtori në Manastir dhe 44 zyra të shpërndara në zonat rurale. Funksionimi i ANZHB-së përfaqëson një sistem gjithëpërfshirës i cili përfshin më shumë njësi organizative të cilat janë të ndërlidhura mes veti dhe veprojnë së bashku në drejtim të realizimit të Programit të punës dhe qëllimeve të përgjithshme të ANZHB-së.Sipas Rregullores për organizimin e brendshëm, në ANZHB funksionojnë tre sektorë me më shumë reparte në përbërjen e tyre dhe dy reparte të pavarura:Sektori i bujqësisë dhe zhvillimit ruralSektori për bujqësi dhe zhvillim rural funksionon me tetë reparte:

  • Reparti për organizim dhe koordinim i reparteve regjionale
  • Reparti për aktivitete të projekteve dhe proceseve të BE
  • Reparti për regjionin Manastir
  • Reparti për regjionin Shkup
  • Reparti për regjionin Shtip
  • Reparti për regjionin Kumanovë
  • Reparti për regjionin Strumicë
  • Reparti për regjionin Tetovë

Sektori për çështje të përgjithshme dhe juridikeSektori për çështjet të përgjithshme dhe juridike funksionon me tre reparte:

  • Reparti për komunikim me SMS dhe teknologji informatike
  • Reparti për çështje juridiko-administrative dhe furnizime publike
  • Reparti për punë të përgjithshme dhe aktivitete organizative

Sektori për çështje financiare Sektori për çështjet financiare funksionon me tre reparte:

  • Reparti i kontabilitetit dhe pagesave
  • Reparti për kontroll buxhetor
  • Reparti për koordinim buxhetor

Repartet e vetë administruara në ANZHB janë:

Reparti për revizion të brendshëm

Reparti për resurset njerëzore 

Organogram i Agjencisë  për nxitjen e zhvillimit të bujqësisë

POLITIKA PËR CILËSI

Postamenti mbi të cilin organizohet puna e përgjithshme e ANZHB-së është funksioni i saj themelor – ofrimi i ndihmës profesionale për ekonomitë bujqësore me qëllim të rritjes së cilësisë, sasisë dhe përfitimit në prodhimtarinë bujqësore me shfrytëzimin optimal të resurseve që janë në dispozicion.Shërbimet këshillëdhënëse dizajnohen dhe sigurohen nëpërmjet të:

  • Implementimit praktik të diturive shkencore dhe teknike të drejtuara sipas nevojave të tregut;
  • Përforcimi dhe bashkëpunimi me shoqatat bujqësore;
  • Përkrahja në zbatimin e programeve dhe masave qeveritare të destinuara për sektorin individual bujqësor;
  • Vendosja dhe aplikimi i sistemeve informative në funksion të përmirësimit të ndjekjes të aktiviteteve bujqësore dhe këmbimi i informatave me përbërësit të agrokompleksit.

Agjencia për nxitjen e zhvillimit të bujqësisë në punën e vet angazhohet për parimet dhe principet në vijim:

  • Përmirësimi i gjendjes në sektorin bujqësor, duke e bërë atë konkurrent, që ndikon drejtpërdrejtë në përmirësimin e zhvillimit të përgjithshëm ekonomin të shtetit;
  • Avancim permanent dhe trajnim i kapaciteteve njerëzore dhe proceseve sistemore në ANZHB
  • Përmirësim i vazhdueshëm i Sistemit të themeluar të menaxhimit me cilësinë në përputhje me kërkesat e standardit ISO 9001: 2008.

Vizioni jonë në kuadër të politikës së cilësisë është: Të jemi një qendër këshilluese e mirënjohur dhe e njohur midis fermerëve në funksion të aplikimit të njohurive më moderne shkencore dhe teknike që synojnë prodhimin bujqësor modern, produktiv dhe konkurrues.Misioni jonë në kuadër të politikës së cilësisë është: Krijimi dhe furnizimi me një spektër të gjërë të këshillave cilësore, në kohën e duhur, të përdorshme dhe të zbatueshme, të pranuara dhe të praktikuara plotësisht nga ekonomitë bujqësore, të cilat do të mundësojnë arritjen e prodhimtarisë konkurruese të qëndrueshme bujqësor dhe zhvillimin e barabartë rural , me një senzibilitet shumë të zhvilluar dhe adaptuar sipas kërkesave të tregut.