Boronicë amerikane me shkurre shumë të lartë

          Boronica amerikane me shkurre të lartë është  gjithnjë e më shumë e kërkuar në treg. Tregu botëror është pamjaftueshëm i furnizuar mjaft me frytet e këtij fryti, të cilat përdoren si në gjendje të freskët ashtu edhe për përpunim por edhe në gjendje të ngrirë.

          Boronica amerikane me shkurre të lartë ka origjinën nga ShBA  dhe mund të arrijë një lartësi prej 3.5 deri në 4 metra. Ajo, nga shumë aspekte prezanton një fryt mjaft karakteristik. I përket grupit të fryteve dredhëze dhe është shumë e rëndësishme dhe e dobishme nga aspekti i vetive të saja ushqyese dhe shëruese. Boronica është një bimë shumëvjeçare dhe mund të shfrytëzohet për 20 deri në 50 vjet. Rendimenti i bimës fillon të rritet gjatë vitit të tretë deri në vitin e gjashtë kurse nga viti i shtatë, boronica është në prodhim të plotë. Ngritja e plantacioneve të boronicës është një investim shumë i shtrenjtë mirëpo duke pasur parasysh pjellshmërinë e saj dhe kërkesën e tregut investimi kthehet mjaft shpejt.

          Komento

          Emri*

          E-mail* (never published)

          Faqe