Lajme
Orari për javën e fundit të karvanit të Ditëve Informative IPARD
Duke filluar nga sot dhe gjatë ditëve në vijim, karvani do të vizitojë Koçanin, Obleshevën, Veleshtën, Misleshevën, Demir Hisarin, Kravarin, Kumanovën dhe Likovën. Ky është një mundësi për të gjithë përfituesit nga këto rajone të marrin pjesë në takime, të bëjnë pyetje dhe të përfitojnë nga prania e ekspertëve me qëllim zgjidhjen e çdo dileme në lidhje me procedurën e aplikimit.
Dita e sotme, 10.03.2025 (e hënë), i është kushtuar përfituesve nga Koçani dhe Oblesheva, dhe duke filluar nga nesër karvani do të vazhdojë me orarin e mëposhtëm:
11.03.2025 (e martë): Takim në Veleshtë, duke filluar në orën 11:00 në ndërtesën e vjetër të komunës, dhe pastaj në orën 14:00 në Misleshevë në ambientet e Bashkësisë Lokale.
12.03.2025 (E mërkurë): Demir Hisar në orën 11:00, Shtëpia e Kulturës dhe Kravari në orën 14:00 në ambientet e Bashkësisë Lokale
13.03.2025 (E enjte): Kumanovë në orën 11:00, në Shtëpinë e Zejtarëve dhe Likovë në orën 14:00 në ndërtesën komunale
Thirrja publike do të zgjasë deri më 29 mars. Ka kohë të mjaftueshme për të gjithë ata që planifikojnë të aplikojnë për të përgatitur dokumentacionin dhe për ta dorëzuar atë në kohën e duhur sipas udhëzimeve në thirrje. Janë në dispozicion 7.4 milionë euro, të destinuara për blerjen e aseteve themelore për prodhimin bujqësor, të cilat do të kontribuojnë në modernizimin e bujqësisë maqedonase dhe ripërtëritjen e mekanizimit bujqësor.
Kjo është java e fundit e karvanit të Ditëve Informative IPARD dhe për këtë arsye i ftojmë të gjithë përdoruesit e interesuar nga rajonet që do të vizitojmë të shfrytëzojnë mundësinë dhe të marrin pjesë në takime.
Informacion në lidhje me detajet, dokumentet e kërkuara dhe thirrjet publike mund të merren nga të gjitha palët e interesuara në faqet e internetit dhe numrat e telefonit në vijim:
Organi i Menaxhimit të Fondeve IPARD në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave – https://ipard.gov.mk ose 02/3134-477 ext. 113, 114 dhe 115;
Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural http://www.ipardpa.gov.mk ose 02/3097-460 dhe 070/229-434 (departamenti i miratimit të projekteve), 070/229-328 (departamenti i miratimit të pagesave) dhe
Agjencia për Promovimin e Zhvillimit Bujqësor http://agencija.gov.mk/ ose 047 520 735.