Основање и цели на АПРЗ

FADN – Farm Accountancy Data Network

Rrjeti për të dhënat e kontabilitetit të fermës (FADN – Farm Accountancy Data Network) është themeluar në vitin 1965. FADN përbën një kërkim anketor që zhvillohet në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian (BE). Çdo vit mblidhen të dhëna kontabiliteti nga më shumë se 100,000 fermat bujqësore në 27 shtetet anëtare të BE-së. FADN bazohet në aplikimin e parimeve të njëjta kontabiliteti për regjistrimin e të dhënave të fermave në të gjitha shtetet anëtare të BE-së. Megjithatë, rrjeti nuk mbulon të gjitha fermat bujqësore në Bashkimin Evropian, por vetëm ato që janë të mjaftueshme për t’u klasifikuar si ferma komerciale. Fermat që përfshihen në FADN selektohen mbi bazën e një zgjedhjeje të rastësishme në nivel të çdo rajoni në BE.

Qëllimi i FADN është përcaktuar si një mjet gjithëpërfshirës për grumbullimin e të dhënave financiare të nevojshme për:

(a) përcaktimin vjetor të të ardhurave të fermerëve të përfshirë në mostër;

(b) analizën e biznesit të fermave;

(c) vlerësimin e ndikimit të Politikës Bujqësore të Përbashkët të BE-së (CAP).

Të dhënat për FADN mblidhen nga burime të ndryshme, përmes formularëve për mbajtjen e regjistrave të kontabilitetit të fermës, faturave, shënimeve bankare etj., dhe të gjitha këto sistematizohen përmes pyetësorit për të ardhurat e fermës (Farm Return Data Definitions). Ky pyetësor është baza e procedurës për mbledhjen e të dhënave për FADN dhe plotësohet për çdo fermë pjesëmarrëse në mostër me ndihmën e anketuesve të trajnuar.

Anketa është e ndarë në 13 kapituj, dhe këto:

  • Општи податоци за стопанството (A)
  • Сопствеништво на користената земјоделска површина (B)
  • Работна сила (C)
  • Број и вредност на добитокот (D)
  • Купување и продажба на добиток (E)
  • Трошоци (F)
  • Земја, згради и капитал (G)
  • Долгови (H)
  • Данок на додадена вредност (I)
  • Грантови и субвенции (J)
  • Производство (K)
  • Квоти (L)
  • Компензации за поледелско производство (M)
  • Регулативите по кои треба да се регулира ФАДН се објавени на ВЕБ страната на ФАДН http://ec.europa.eu/agriculture/rica/index.cfm

Një departament për FADN-në është krijuar në kuadër të MBZHU-së, i cili funksionon si Agjenci ndërlidhëse me FADN në Bruksel. Ai gjithashtu kontribuon në zhvillimin e FADN në Republikën e Maqedonisë. Në Republikën e Maqedonisë, funksionimi i FADN është i rregulluar me ligj.