Bashkëpunimi i shërbimeve këshillëdhënëse midis Maqedonisë dhe Kroacisë

          Blegtorët e vegjël nga rajoni i Manastirit do të përdorin metodologjitë kroate për prodhimin e llojeve të veçanta të djathërave për të gjeneruar të ardhura shtesë. Për këtë qëllim, konsulentët nga Shërbimi Këshillëdhënës i Republikës së Kroacisë do t’ua transferojnë përvojën e tyre këshilltarëve të Agjencisë për Promovimin e Zhvillimit të Bujqësisë në Maqedoni, të cilat pastaj do të edukojnë fermerët tanë.

          Për fillim e kyçim Qendrën rajonale – Manastir kurse të paktën dhjetë ditë në Maqedoni do të jenë të pranishëm mjeshtër për prodhimin dhe përpunimin e djathërave nga Kroacia që do të trajnojnë këshilltarët tanë, të cilët më vonë do të trajnojë prodhuesit bujqësor. Kjo do të thotë se do të ketë trajnime për djathëra  të veçanta të cilët prodhohen në Kroaci, kurse kyçet edhe Fakulteti i Shkencave Bioteknologjike në Manastir i cili i ofron kapacitetet e veta që të mundemi ti zbatojmë trajnimet me një cilësi të mirë. Është e njohur se në Maqedoni nuk ka prodhues të vegjël dhe përpunues të qumështit. Prandaj, për të pasur një vlerë sa më të lartë të shtuar të prodhimit në prodhimtarinë primare bujqësore, shkohet në drejtim të trajnimit të tyre, si ti prodhojnë këto djathëra, duke patur parasysh se kolegët në Kroaci kanë në përvojë të shkëlqyer, deklaroi Zoran Bardakovski nga ANZHB.

          Ky bashkëpunim është pjesë e detyrimeve të Maqedonisë si vend kandidat për anëtarësim në BE kurse marrëveshja për bashkëpunim midis dy institucioneve publike është lidhur vitin e kaluar.

          Me kolegët nga Maqedonia kemi një shkëmbim të përvojave dhe metodologjive për punë, kurse këto ditë do të kemi një bashkëpunim konkret për transferimin e diturive tona. Është veçanërisht interesante që ne do të trajnojmë fermerët e vegjël për përpunimin e qumështit, me se ata do të prodhojnë produkte të reja dhe në këtë mënyrë do të realizojnë të ardhura shtesë, tha Zdravko Tushek nga Shërbimi Këshillëdhënës i Kroacisë

          Komento

          Emri*

          E-mail* (never published)

          Faqe