Informacion mbi themelimin e Komitetit për bujqësi dhe siguri të ushqimit

          Qeveria e Republikës së Maqedonisë ka sjell vendim të formojë  një Komitet për Bujqësi dhe Siguri të ushqimit kurse me punën e këtij organi do të kryesojë Kryeministri Zoran Zaev.

          Ky komitet do të ketë për detyrë të monitorojë zbatimin e masave dhe projekteve që lidhen me agro-sektorin, sigurinë e ushqimit dhe mbrojtjen veterinare të kafshëve dhe të japë udhëzime dhe propozime për përmirësimin e situatës në këto fusha.

          Anëtarë të këtij komiteti sipas funksionit janë Kryeministri i RM, Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike dhe koordinimin e resorëve ekonomik, Ministri i bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave, Ministri i shëndetësisë, Ministri i mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, Ministri i financave, Këshilltarja e kryeministrit për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave, drejtorët e Agjencisë për përkrahje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural, Agjencisë për nxitjen e zhvillimit të bujqësisë, Agjencisë për ushqim dhe veterinari dhe Inspektorati shtetëror bujqësor si dhe drejtorët e NP Pyjet e Maqedonisë, NP Kullosat dhe SHA Ekonomia e  ujërave dhe sekretari i MBPEU.

          Komento

          Emri*

          E-mail* (never published)

          Faqe