Lajme
Orari i javës së fundit të karvanit IPARD Info Days
Nga sot dhe në ditët në vijim, karvani do të vizitojë Koçanin, Obleshevën, Veleshtën, Misleshevën, Demir Hisarin, Kravarin, Kumanovën dhe Likovën. Kjo është një mundësi për të gjithë përfituesit nga këto rajone që të marrin pjesë në takime, të bëjnë pyetje dhe të përfitojnë nga prania e ekspertëve për të zgjidhur çdo dilemë në lidhje me procedurën e aplikimit.
Sot, 10.03.2025 (e hënë), u dedikohet përdoruesve nga Koçani dhe Oblesheva, dhe duke filluar nga nesër karvani vazhdon me orarin e mëposhtëm:
11.03.2025 (e martë): Takimi në Veleshtë, me fillim nga ora 11:00 në objektin e vjetër të komunës, e më pas në ora 14:00 në Misleshevë në hapësirat e Bashkësisë Lokale.
12.03.2025 (e mërkurë): Demir Hisar në ora 11:00, Shtëpia e Kulturës dhe Kravari në ora 14:00 në ambientet e Bashkësisë Lokale.
13.03.2025 (e enjte): Kumanovë në ora 11:00, në Shtëpinë e Zejtarëve dhe Likovë në ora 14:00 në objektin e komunës.
Thirrja publike do të zgjasë deri më 29 mars. Ka kohë të mjaftueshme për të gjithë ata që planifikojnë të aplikojnë për të përgatitur dokumentacionin dhe për ta dorëzuar atë në kohë sipas udhëzimeve në thirrje. Në dispozicion janë 7,4 milionë euro, të destinuara për blerjen e mjeteve fikse për prodhimtari bujqësore, të cilat do të kontribuojnë në modernizimin e bujqësisë maqedonase dhe rinovimin e mekanizimit bujqësor.
Kjo është java e fundit e karvanit IPARD Info Days dhe prandaj ftojmë të gjithë përdoruesit e interesuar nga rajonet që do të vizitojmë të përfitojnë nga mundësia dhe të marrin pjesë në takime.
Të gjithë të interesuarit mund të marrin informacion për detajet, dokumentet e kërkuara dhe thirrjet publike në faqet e mëposhtme të internetit dhe numrat e telefonit:
Organi i menaxhimit të fondeve IPARD në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave – https://ipard.gov.mk ose 02/3134-477 lok.
Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural http://www.ipardpa.gov.mk ose në tel.
Agjencia për Promovimin e Zhvillimit të Bujqësisë http://agencija.gov.mk/ ose 047 520 735.