THEMELIMI DHE QËLLIMET

Agjencia  për Nxitjen e Zhvillimit të Bujqësisë (ANZHB) është themeluar me Ligjin për themelim të Agjencisë për Nxitje të Zhvillimit të Bujqësisë (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë Nr. 3/98 e datës 22.01.1998).

Shërbimet këshillëdhënëse dizajnohen dhe sigurohen nëpërmjet: zbatimit praktik të njohurive shkencore dhe teknike të orientuara drejt nevojave të tregut; forcimit dhe bashkëpunimit të shoqërive bujqësore; mbështetje në zbatimin e programeve dhe masave qeveritare të dedikuara për sektorin individual bujqësor; krijimin dhe zbatimin e sistemeve informative në funksion të përmirësimit të ndjekshmërisë së aktiviteteve bujqësore dhe shkëmbimit të informatave përbërësit e agro-kompleksit.

ANZHB nëpërmjet të sistemit të dhënies të shërbimeve këshillimore ekonomive bujqësore (EB), ka për qëllim të mundësojë transferimin e diturive dhe informatave, si dhe implementimin e tyre te EB në drejtim të përmirësimit të cilësisë dhe sasisë të prodhimit bujqësor me justifikim ekonomik, konkurrente në tregjet maqedonase, në BE dhe më gjerë, zhvillim i qëndrueshëm i bujqësisë në zonat rurale si dhe mbështetje në zhvillimin dhe realizimin e politikës agrare duke ruajtur një bazë të dhënash të EB përmes vizitave të EB në terren.

Për shkak të veçorisë të aktiviteteve në ANZHB, punonjësit kryejnë veprimtari sipas specialiteteve me tematikë të caktuar (bujqësi, blegtori, vreshtari – pemëtari, kopshtari, agroekonomi, zhvillim rural etj.).

VEPRIMTARITË E ANZHB SIPAS LIGJIT

Në pajtim me Ligjin për themelim, ANZHB është themeluar për të ofruar ndihmë profesionale për bujqit dhe blegtorët, me qëllim të rritjes së cilësisë dhe sasisë të prodhimit bujqësor dhe shfrytëzimit të tij më të madh. Sipas vendosjes të këtillë të përgjithshme, Agjencia i kryen këto aktivitete:1. Sigurimi i ndihmës së drejtpërdrejtë bujqve për zbatimin e masave të përshtatshme:• në lëminë e bujqësisë, vreshtarisë dhe pemëtarisë: implementimi i teknologjive të reja në kultivim, përdorimi i përshtatshëm i plehrave, përzgjedhja e llojeve dhe sortave, ngritja dhe kultivimi i kulturave, vendosja e eksperimenteve demonstrative me sorta dhe teknologji të reja, dhe ekzaminimi i sortave;• në blegtori: referim në zbatimin e masave për përmirësimin e vetive prodhuese, sigurimin e ushqyerjes së duhur për fitimin e prodhimeve më cilësore (qumësht, mish, lesh, vezë, etj.);

2.Bashkëpunimi me shoqatat e fermerëve dhe njësive të vetëqeverisjes lokale;3. Drejtimi i prodhuesve bujqësorë për të prodhuar kultura dhe prodhime sipas nevojave të tregut;4. Ekzekutimi i drejtpërdrejtë i një pjese të masave për zbatimin e Programit për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, të cilat miratohen konform Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural;5. Sigurimi i udhëzimeve për zhvillimin e bujqësisë bazuar në njohuritë në terren;6. Transferimi i njohurive profesionale deri te prodhuesit e drejtpërdrejtë bujqësor, si dhe arritjet shkencore dhe aplikative në prodhimtarinë bujqësore;7. Dhënia e udhëzimeve në përzgjedhjen e makinerive dhe pajisjeve përkatëse bujqësore për prodhimtarinë bimore dhe blegtorale si dhe përdorimin e drejtë dhe racional;8. Zbatimi i instruksioneve, demonstrimit për procedurat moderne të ruajtjes, përpunimit të prodhimeve bujqësore (me origjinë bimore dhe shtazore) dhe përgatitja për plasman;9. Trajnimi profesional i prodhuesve në bujqësi përmes mbajtjes së konsultimeve, seminareve, kurseve dhe të ngjashme;10. Organizimi i garave për rendiment të lartë, pjesëmarrja në panaire dhe ekspozita, organizimi i shfaqjeve të kafshëve të fermës dhe garave me traktorë;11. Përgatitja e propozimeve për hulumtime në bujqësi;12. Vendosja dhe përdorimi i sistemeve informative në prodhimin bujqësor;13. Dhënia ndihmë prodhuesve bujqësorë për të vendosur evidencë në lidhje me prodhimtarinë bujqësore, rentabilitetin dhe efektivitetin e tyre;14. Përgatitja e revistave informative dhe reklamuese, broshurave, pamfleteve, doracakëve në të cilat do të përfshihen risitë nga burimet të informatave, vendase dhe të huaja, në fushën e bujqësisë, dhe15. Masa tjera profesionale dhe aplikative për të cilat do të paraqitet nevojë.Me Ligji për vendosjen rrjetit të të dhënave kontabiliste nga ekonomitë bujqësore në aktivitetet e ANZHB-së rregullohet obligimi i ANZHB -së për të mbledhur të dhënat kontabiliste dhe krijimin e FADN-it (Farm Accountancy Data Network) në Maqedoni (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë Nr. 110/07, 53/11).