FADN – Farm Accountancy Data Network
Rrjeti për të dhënat e kontabilitetit nga ferma (FADN – Farm Accountancy Data Network) është themeluar në vitin 1965. FADN paraqet hulumtim anketues i cili zhvillohet në shtetet – anëtare të Unionit Evropian (UE). Çdo vit mblidhen të dhëna kontabiliteti nga mbi 100.000 ekonomi bujqësore në 27 shtete anëtare të UE. FADN bazohet në implementimin e parimeve të njëjta të kontabilitetit për evidencën e të dhënave nga ekonomitë në të gjitha shtetet – anëtare të UE. Prapëseprapë, rrjeti nuk i mbulon të gjitha ekonomitë bujqësore në Union, por vetëm ata, madhësia e të cilave u lejon të definohen si ekonomi komerciale. Ekonomitë e kyçura në FADN seleksionohen në bazë të përzgjedhjes rastësore në nivel të çdo regjioni në UE. Qëllimi i FADN është definuar si instrument gjithëpërfshirës për mbledhjen e të dhënave të kontabilitetit i nevojshëm për:
a) Përcaktimin vjetor të të ardhurave të ekonomive bujqësore të kyçura në mostër;
b) Biznes analizë e ekonomive bujqësore; dhe
c) Evalvim i ndikimit të Politikës të përbashkët bujqësore të UE (SAR).
Të dhënat e FADN mblidhen nga burime të shumta nëpërmjet të formularëve për ndjekjen e evidencës të kontabilitetit të fermës, faturave, deklaratave etj., dhe të gjitha këto sistemohen nëpërmjet të pyetësorit për të ardhurat e fermës (Farm Return Data Definitions). Ky pyetësor është baza e procedurës së mbledhjes së të dhënave për FADN dhe plotësohet për secilën ekonomi-pjesëmarrëse në mostër me ndihmën e intervistuesve të trajnuar.
Pyetësori është i ndarë në 13 kapituj, edhe atë:
• të dhëna të përgjithshme për ekonominë (A)
• Pronësia mbi tokën e përdorur bujqësore (B)
• Fuqia punëtore (C)
• Numri dhe vlera e bagëtisë (D)
• Blerja dhe shitja e bagëtisë (E)
• Shpenzimet (F)
• Trualli, ndërtesat dhe kapitali (G)
• Borxhet (H)
• Tatimi mbi vlerën e shtuar (I)
• Grandet dhe Subvencionet (J)
• Prodhimi (K)
• Kuotat (L)
• Kompensimet për prodhimin e bimor (M)
• Rregulloret sipas të cilave duhet të rregullohet FADN janë publikuar në faqen e internetit të FADN: http://ec.europa.eu/agriculture/rica/index.cfm në kuadër të Ministrisë të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave është themeluar Reparti për FADN i cili funksionon si agjenci ndërlidhëse me FADN në Bruksel. I njëjti kontribuon gjithashtu në zhvillimin e FADN në Republikën e Maqedonisë. Në Republikën e Maqedonisë funksionimi i FADN është i rregulluar me ligj.