Çka është IPARD
Instrumenti i BE-së për Asistencën e Para-Anëtarësimit (IPA) është ndihmë vendeve kandidate për anëtarësim në Union me qëllim të përkrahjes të procesit për përmbushjen e kritereve të pranimit në drejtim të krijimit të një ekonomie tregu funksionale, përshtatjes dhe zbatimit të legjislacionit evropian dhe aftësisë për të zbatuar përgjegjësitë që rrjedhin nga anëtarësimi në BE.
Instrumenti i BE-së për Asistencën e Para-Anëtarësimit e dedikuar për zhvillimin rural (IPARD) është komponenti i pestë i IPA-s, i cili siguron ndihmë financiare për bujqësinë e qëndrueshme dhe zhvillimin rural në drejtim të përgatitjeve për Politikat e Përbashkëta Bujqësore të BE-së (CAP) dhe instrumentet për zbatimin e saj, në veçanti, të rregullave të financimit të Fondit Evropian për Bujqësi dhe Zhvillim Rural (FVALF), si dhe përshtatjen e sektorit bujqësor me rregullat dhe standardet e aplikueshme në Tregun e Përbashkët të BE-së.
Fondet IPARD shfrytëzohen në përputhje me programin e zhvilluar dhe të miratuar IPARD Program për zhvillimin e bujqësisë dhe zhvillimit rural për periudhën programore 2007-2013. Programi IPARD përmban një pasqyrë të fushave kryesore të ndërhyrjes dhe masave përkatëse të financimit.
Objektivat e Programit IPARD
Objektivat e programit IPARD rrjedhin nga parimet e IPA-s:
Prioritet (Aksi) Objektivi specifik Masat përkatëse Aksi 1 Përmirësimi i efikasitetit të tregut dhe zbatimi i standardeve të BE-së
Objektivi specifik
Përmirësim i infrastrukturës teknologjike dhe të tregut të ekonomive bujqësore tregtare dhe industrisë ushqimore që synojnë një vlerë më të lartë të shtuar të prodhimeve bujqësore -ushqimore dhe harmonizimin me standardet e BE-së për cilësi, shëndet publik, siguri të ushqimit dhe mbrojtjen e mjedisit.
- Investime në ekonomitë bujqësore për ristrukturim dhe avancim deri te standardet e Unionit
- Investimet në përpunimin dhe marketingun e prodhimeve bujqësore për ristrukturim dhe avancim deri te standardet e Unionit
Aksi 3 Zhvillimi i ekonomisë rurale
Objektivi specifik
Përmirësimi i cilësisë së jetës te popullata rurale, rritje e të ardhurave dhe krijimi i mundësive të reja për punësim
- Diversifikimi dhe zhvillimi i aktiviteteve ekonomike në zonat rurale
Masat për ndihmë financiare
Programi SIPARD përfshin një grup koherent të akseve prioritare dhe masave dhe operacioneve të zhvilluara në mënyrë të përshtatshme (grupi i investimeve) konform objektivave të Programit IPARD
Aksi prioritar 1 Përmirësim i efikasitetit të tregut dhe zbatimi i standardeve të Unionit Evropian
Masa 101: Investime në ekonomi bujqësore për ristrukturim dhe avancim deri në standardet e BE
Masa 103: Investime në përpunim dhe marketing të prodhimeve bujqësore dhe të peshkut, për ristrukturimin dhe avancimin e tyre deri në standardet e BE
Aksi prioritar 3 Zhvillimi i ekonomisë rurale
Masa 302: Diversifikimi dhe zhvillimi i aktiviteteve ekonomike rurale