Вести
Vizitë në ANZHB nga Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave të Republikës së Maqedonisë
Agjencia për Nxitjen e Zhvillimit të Bujqësisë – ANZHB është e domethënëse dhe e rëndësishme, sepse funksioni i saj kryesor është edukimi i fermerëve dhe i të gjithë aktorëve në sektorin e bujqësisë, diçka që na mungonte viteve të fundit.
Shërbimet këshilluese dhe edukimi i bujqve do të mundësojnë transferim më të mirë të njohurive dhe informacioneve, por edhe zbatimin e tyre në terren, që ka për qëllim përmirësimin e cilësisë dhe sasisë të prodhimtarisë bujqësore.
Në takimin e sotëm me u.d. drejtorin e ANZHB-së, Zoran Stojçevski dhe udhëheqësit e njësive rajonale i detektuam dobësitë aktuale të Agjencisë, por kemi përcaktuar edhe hapat në vijim për përforcimin e këtij institucioni të rëndësishëm për fermerët.
https://www.facebook.com/ljupcho.nikolovski.3/videos/2045783115643217/